Protestë kundër kullës gjigante në Tiranë: Erion Veliaj shërbëtori i oligarkëve (VIDEO)
Me një banderolë të madhe ku shkruhet “larg duart nga parku”, aktivistë të Lëvizjes Bashkë kanë protestuar pasditen e sotme në zonën ku do të ndërtohet kulla më e lartë në Tiranë. Arlind Qorri bëri thirrje për thellim të rezistencës kundër këtij projekti.
Protestuesit hodhën gjithashtu akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e quajtur “shërbëtor të oligarkëve”. Ndërtimi i kësaj kulle në Tiranë ka hapur një debat edhe brenda radhëve të opozitës pas dyshimeve se biznesmenë afër saj qëndrojnë mbrapa këtij projekti qindra milionë euro.
Rruga Press