“Larg duart nga parku!”/ Sërish protestë për kullën “përbindësh” që do të ngrihet në Tiranë
“Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori ka paralajmëruar sërish protestë për të kundërshtuar ndërtimin e kullës 60 katëshe pas Teatrit Operas dhe Baletit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Lëvizja Bashkë” njofton se protesta do të mbahet sot në orën 18:30.
Postimi i plotë:
LARG DUART NGA PARKU!
Mbrojtja e parkut pas Teatrit të Operës dhe Baletit ka nevojë për angazhimin e çdo qytetari të ndershëm në një zinxhir protestash.
Në Tiranën e sotme, të mbytur nga ndërtimet pa kritere urbanistike, zhdukja e një parku është një humbje e madhe për jetën e qytetit dhe shëndetin e qytetarëve.
Ne mund dhe duhet ta zmbrapsim këtë logjikë çnjerëzore.
Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Tiranës që sërish nesër (e martë) në orën 18:30 të ngremë zërin në vendin e krimit.
Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se pushtetarët e korruptuar!
Takohemi te parku ynë!
Rruga Press