Lajme

Eurodeputeti holandez me kritika ndaj BE-së për qasjen e padrejtë ndaj Kosovës

Në tri ditët e fundit të gushtit Bashkimi Evropian, mban takime informale të ministrave të punëve të jashtme e atyre të mbrojtjes. Me këto aktivitete përfundon pushimi veror i institucioneve të BE-së.

Një eurodeputet nga Holanda, po pret që qysh në shtator unioni që ka 27 vende anëtare të lëviz drejt heqjes së masave ndëshkuese që i vendosi ndaj Kosovës, në qershor.

Thijs Reuten, konsideron se Brukseli veproi gabim ndaj Prishtinës zyrtare , kur vendosi masa ndëshkuese.

Ndërkohë si pasojë e ujdisë së 10 korrikut BE-Kosovë, tashmë ky shtensionim ka ndodhur në terren. Në vazhdë të kësaj, 50% e policisë u tërhoq nga dhe rreth godinave komunale në tri komuna në veri.

Lexo më shumë  “Funerali” i digjitalizimit në Shqipëri: Kronika e një janari të paralizuar fiskal

Bashkimi Evropian, ka ndërmarrë qasje izoluese e jo të balancuar, në atë se çka ndodhi në fund të majit. Duke harruar krejt çka ndodhi para dhe pas kësaj. Ne nuk pamë një reagim kaq të fortë kur tre polic u rrëmbyen në territorin e Kosovës nga Serbia. Këta polic edhe pse janë liruar ende po ndiqen penalisht”, tha Reuten.

Lexo më shumë  32 komuna përmbyllin procesin, vetëm edhe 400 vendvotime mbetet të rinumërohen

Ligjvënësi holandez në Parlamentin Evropian (PE) është njëri nga nënshkruesit e letrës së politikanëve evropianë e amerikanë dërguar në qendrat vendimmarrëse që kërkon veprime konkrete sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

Presim koordinim të qartë mes BE-së, SHBA-ve , Britanisë së Madhe dhe aleatët tjerë në komunitetit ndërkombëtar. Sepse ne duhet të vijmë te linja e qartë, kur vije puna që të flasim për përgjegjësinë e presidentit Vuçiq, në gjithë procesin. Dhe ta bëjmë të qartë se po kthehemi te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, drejt normalizimit, sa më shpejt që është e mundur”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player