Lajme

Dobësia në prodhim, kërkesa për eksport dhe turizmi rrisin mbi 21% çmimet e zarzavateve

Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakonte në dy muajt e fundit edhe pse sezoni bujqësor është në kulmin e tij. INSTAT raportoi se grupi  i zarzavateve dhe patateve shënoi një rritje vjetore të çmimeve me mbi 21% në korrik, teksa në qershor shtrenjtimi ishte edhe më i lartë me mbi 26%.

Tregtarët pohojnë se kjo rritje po vjen për faktorë të ofertës dhe kërkesës në të njëjtën kohë. Këtë vit pati rënie të sipërfaqes së kultivuar me qepë dhe patate në zonën e Korçës që solli një ofertë me të ulët në treg për këto produkte, njëkohësisht kërkesa po rritet nga turizmi dhe eksportet.

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka shtuar kërkesën për prodhime vendi nga supermarketet dhe hotelet, por në të njëjtën kohë ka një kërkesë të pazakonte për eksport. Tregtarët me pakicë thotë se prodhimet më të mira të vendit po i merre eksporti dhe se e kanë të vështirë të gjejnë furnizime.

Teksa presionet mbi kërkesën janë rritur në këtë sezon, sipërfaqja e mbjellë nuk po zgjerohet me të njëjtat ritme. Rënia me ritme të larta e popullsisë në zonat rurale po redukton mbjellën e ngastrave të vogla për treg dhe vete- konsum. Në anën tjetër copëzimi i tokës, problemet me pronësisë dhe kostot e larta të prodhimit po pengojnë investimet e reja në bujqësi.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Si rrjedhojë, çmimet e patave dhe qepëve gjatë gjithë vitit qëndruan në mbi 100 lekë kilogrami, nga 70 lekë që ishin vitin e kaluar si rrjedhojë e rënies së prodhimit në Rajonin e Korçës.

Qeveria vitin e kaluar orientoi fermerët për mbjellin grurë si rrjedhojë e problemeve që u krijuan në import nga lufta në Ukrainë, por ndërkohë që tregu u stabilizua, guri i fermerëve mbeti stok, ndërsa në treg u krijua hendek në furnizimin me zarzavate.

Fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serat dhe fushat. Pranvera e lagësht dhe me shira ka dëmtuar rëndë prodhimin në Rajon, i cili ka rritur kërkesën për prodhimet shqiptare, e për rrjedhojë edhe çmimet.

Fermerët lajmërojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale do të mbeten të larta për arsye të mungesës së fuqisë punëtore në fshat që po redukton sipërfaqet e mbjellja dhe po ndikon të prodhimi, teksa kërkesa është në rritje.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Në fillim, lufta në Ukrainë dhe tani ndikimet klimatike kanë qenë në favor të sezonit për bujqit shqiptarë, por kjo ecuri pozitive nuk mund të jetë një trend gjithë vjetor pasi këtë vit prodhuesit e frutave sidomos vreshtat dhe mollët janë dëmtuar masivisht nga pranvera e lagësht.

INSTAT raportoi se eksporti i zarzavateve në 6-mujorin e parë u rrit me 16%, por në sasi zgjerimi ishte 8%. Në dekadën e tretë të tranzicionit 2010-2020, eksportet në sasi po rriteshin me ritme dyshifrore.

Teksa të dhënat për eksportin tregojnë rritje, prodhimi bujqësor mbeti në vendnumëro në tremujorin e parë të vitit 2023 sipas të dhënave nga Prodhimi i Brendshëm Bruto./Monitor

Rruga Press

YouTube player