Lajme

Deputeti ukrainas, Merezhko: Njohja e Kosovës në duart e Presidentit Zelensky

Shefi i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, Oleksandr Merezhko, njëri nga nënshkruesit e letrës ku shprehet shqetësimi me politikat aktuale perëndimore ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë se kërcënimi nga përshkallëzimi në Ballkan, ka rëndësi edhe për luftën në Ukrainë dhe kjo nuk duhet të lejohet.

 “Rusia me siguri do ta përdorë këtë përshkallëzim për interesat e saj, duke përfshirë edhe përpjekjet për të ndezur mbase konfliktin me qëllim për të larguar vëmendjen nga agresioni rus kundër Ukrainës”, ka tha thënë Merezhko për Zërin e Amerikë.

Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina dhe Merezhko është punë e presidentit, i cili sipas kushtetutës është përgjegjës për politikën e Jashtme.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Ai theksoi se e ka nënshkruar letrën si deputet i Ukrainë dhe shpreh qëndrimin e tij për këtë çështje, pasi e vlerëson faktin që Kosova mbështet Ukrainën dhe ka zbatuar sanksionet kundër Rusisë.

”Është e papranueshme që ekstremistët serbë në Kosovë të shkruajnë shkronjën Z në makinat e forcave paqeruajtëse dhe të sulmojnë përfaqësuesit e KFOR-it”, tha zoti Merezhko duke iu referuar incidenteve të dhunshme të 29 majit të këtij viti në veriun e Kosovës kur protestuesit serbë u përleshën me trupat e drejtuara nga NATO-ja, duke plagosur 93 prej tyre.

Ligjvënës e politikanë nga vende të ndryshme euro-perëndimore, përfshirë dhjetë kryetarë komisionesh për marrëdhënie me jashtë dhe 56 deputetë në një letër dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly, kërkojnë një diplomaci parandaluese, të baraspeshuar dhe mospërsëritje të gabimeve të së kaluarës.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

“Qasja aktuale nuk funksionon. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohet që të mos miratojmë një politikë ku Beogradi është qendër për Ballkanin”, thuhet në letër, në të cilën nënvizohet se Kosova është përballur me pasoja pas përpjekjeve të kryetarëve të komunave për të hyrë në zyrat e tyre në veri të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player