Lajme

Këshilltarja e kryeministrit Kurtit, Ardita Sinani: Policia kufitare serbe më ndaloi për më shumë se një orë

Artida Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është ndaluar sot nga policia kufitare serbe.

Sinani ka thënë se arsye që policët e kishin ndaluar ishte se kishin urdhër për ndalimin e saj dhe nuk mund të kalonte pa leje nga baza, transmeton Zeri.info.

Ajo ndalimin e ka ndërlidhur me faktin që është edhe këshilltare e kryeministrit Albin Kurti.

Shkrimi i plotë:

Sot, rreth orës 10:00, në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë, jam ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Arsyetimi i vetëm që m’u dha nga policët kufitarë të Serbisë: “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.

Asnjë sqarim shtesë për arsyen, ose se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin.

Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Ky rast sigurisht do të jetë vetëm shtytje edhe më e madhe për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetëror serb ndaj shqiptarëve.

E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë.

Rruga Press

YouTube player