Lajme

Publikimi nga për shtetësinë serbe të Blerim Devollit, reagon deputeti Rrustemi: Jo veç bizneset, por edhe vet – Cila është arsyeja apo përfitimi?

Publikimi i fundit ekskluziv nga KosovaNews për kronologjinë e lidhjes me shtetësinë e Serbisë nga oligarku, Blerim Devolli, ka nxitur edhe reagimet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pasi ka siguruar dosjen prej 60 faqes të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në një rast që Devoilli kishte paditur shtetin e Kosovës dhe kërkonte miliona euro, KosovaNews ka publikuar të gjeturat nga ky vendin, e ku janë edhe ato për shtetësinë e Blerim Devollit.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Personi  në fjalë ka një kronologji të lidhjes me shtetësinë serbe, ndërsa për të fundit herë e ka kërkuar vetë dhe e ka marrë shtetësinë e Serbisë në vitin 2021.

Ky publikim i KosovaNews ka nxitur edhe reagimin e deputetin Adnan Rrustemi, i cili ka pyetur se cila është arsyeja apo përfitimi i veprimeve të Devollit në këtë rast.   

 “Jo veç bizneset, por edhe vet qenka pajisë me dokumente të Serbisë. Cila është arsyeja apo përfitimi?”, ka shkruar Rrustemi në reagimin e tij në rrjetin social.

Lexo më shumë  Socialistët e Francës ruajnë pushtetin në qytetet kryesore në zgjedhjet lokale

Rruga Press

YouTube player