Bota

Rusia e shton Norvegjinë në listën e shteteve jomiqësore

Rusia e ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”, duke pretenduar se ky shtet po i shënjestron diplomatët rusë jashtë shtetit.

Një hap i tillë i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Qeveria ruse e ka publikuar urdhrin të enjten, përmes së cilit e kufizon në 27 numrin e stafit lokal që mund ta angazhojë misioni diplomatik norvegjez në Rusi.

Në muajin prill, Norvegjia i ka dëbuar 15 diplomatë rusë, duke i akuzuar për kryerje të aktiviteteve të inteligjencës, nën mbulesë diplomatike.

Lexo më shumë  Kisha serbe i ofron “mbështetje të palëkundur” Kishës ruse për pretendimet e saj kishtare në Ukrainë

Rusia është hakmarrë, duke i dëbuar 10 diplomatë norvegjezë, dhe ky hap për Norvegjinë ka qenë “akt i hakmarrjes”.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka thënë se ende nuk ka marrë informacion zyrtar nga autoritetet ruse, por që nuk ka bazë në deklarimin se Norvegjia është jomiqësore kundrejt Rusisë, shkruan REL.

“Situata e sotshme është shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Vetë Rusia mund të zgjedhë t’i japë fund luftës”, ka thënë ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt.

Lexo më shumë  Biden miraton furnizimin e Ukrainës me mina tokësore – për përdorim kundër forcave ruse

Ajo ka shtuar se dy kombet, të cilat e ndajnë kufirin në Arktik, kanë interes për funksionim të marrëdhënieve diplomatike.

Shtetet e Bashkuara dhe Republika Çeke janë shtuar në listën e vendeve jomiqësore ndaj Rusisë, në maj të vitit 2021, ndërsa Greqia, Danimarka, Sllovenia, Kroacia dhe Sllovakia, janë shtuar në korrik të vitit 2022.

Rruga Press

YouTube player