Opinion/Aktualitet

Politikanët shqiptarë të MV bëjnë publicitet dhe ndërtojnë legjitimitet politik me kauza të huaja. Njëherë për Greqinë, pastaj me Serbinë (Ballkani i Hapur) dhe tani me Bullgarinë

Nga Bekim Qoku

Politikanët shqiptarë të MV bëjnë publicitet dhe ndërtojnë legjitimitet politik me kauza të huaja. Njëherë për Greqinë, pastaj me Serbinë (Ballkani i Hapur) dhe tani me Bullgarinë.

Edhe sa do t’i durojnë shqiptarët e MV, por edhe politika zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, këto tallje të pushtetarëve të papërgjegjshëm shqiptarë?!

Nga premtimi qesharak për “Kryeministrin e parë shqiptar”, këta pushtetarë të papërgjegjshëm tani po shtiren se ofrojnë dorëheqje që bullgarët të hynë në kushtetutën e MV. Me gjithë respektin për bullgarët, por këta janë shqiptarë dhe votat i marrin nga ta, rrjedhimisht edhe premtimet i kanë bërë për realizimin e të drejtave të tyre. Njëherë shqiptarët, pastaj bullgarët, kroatët, çifutët etj.

Lexo më shumë  Çfarë ndodh kur shteti kapet nga struktura të korruptuara dhe interesat personale?

Jashtë kësaj renditjeje është hipokrizi, papërgjegjshmëri, tradhti.

Kur do të ofrojnë ndonjëherë dorëheqje për ndonjë çështje elementare që prek kombin e vet, prej të cilit marrin legjitimitetin, si për shembull për gjuhën shqipe, apo edhe për statusin e veteranëve të UÇK-së.

Kur do të ofrojnë dorëheqje për himnin, stemën, flamurin diskriminuese të shtetit që këta pretendojnë që kaq shumë e duan dhe aq më shumë e vjedhin?

Lexo më shumë  Ja si i kuptoj unë protestat e studentëve në Serbi

A do ofrojnë ndonjëherë dorëheqje si Hysni Shaqiri?

Rruga Press

YouTube player