Lajme

Turistët preferojnë shumë muzeun e Krujës, mbi 50 mijë vizitorë në 7 muajt e fundit

Rreth 50 mijë turistë gjatë këtij 7-mujori kanë vizituar muzeun në qytetin e Krujës. Drejtuesi i Muzeut, Mehdi Hafizi është shprehur se ky është një muaj i suksesshëm dhe turistët vijnë nga disa shtete të ndryshme të botës.

Edhe vizitorë të vendit apo të Kosovës, preferojnë muzeun. Turistët kanë sfiduar temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe largohen me përshtypjet më të mira për Muzeun dhe qytetin historik të Krujës në tërësi.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Turistët vizitojnë dhe njihen me pazarin karakteristik të Derexhikut, me relikë që nga koha e Skënderbeut. Ndërsa muzeu Etnografik dhe kulla e sahatit janë në rikonstruksion.

Rruga Press

YouTube player