Lajme

Punonjësit nga Afrika dhe Azia “mësyjnë” në Shqipëri, rritet “frikshëm” numri i hyrjeve në gjysmën e parë të vitit

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të nxitur të rinjtë që të aftësohen dhe të kenë kualifikimet e nevojshme që kërkon tregu i punës, mesa duket kjo nuk mjafton, dhe një nga arsyet është edhe emigracioni në tregjet europiane. Kjo fuqi e munguar punëtore, duket se po kompensohet nga vendet e largëta. Kështu, të dhënat e INSTAT tregojnë se në 6 mujorin e parë të vitit ka pasur një bum hyrjesh në vendin tonë nga rajone si Afrika, Azia Lindore dhe Paqësori, Azia e Jugut dhe Lindja e mesme, të cilët duke marrë në konsideratë nivelin ekonomik, duket se nuk kanë qëllim kryesor turizmin, por punësimin në Shqipëri.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macron në Pallatin Elize, konfirmohet partneriteti Kosovë–Francë

Konkretisht, numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në 6 mujor nga Azia Lindore dhe Paqësori, është rritur me afro 14.800 individë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me afro 2400 është rritur numri i hyrjeve nga Lindja e Mesme,  me rreth 2500 shtetas nga Azia e Jugut, dhe 3500 hyrje më shumë nga Afrika. Por në tregun e punës jo të gjithë deklarohen dhe një pjesë e mirë e tyre punojnë edhe informalë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, rezulton se gjatë vitit 2022, janë pajisur me leje dhe vërtetime pune 8,305 shtetas të huaj ose e thënë ndryshe 65% më shumë se viti 2021. Sa i takon shtetësisë së tyre, rezulton se ndër lejet e dhëna për punësim, 17% janë shtetas turq, 14% nga Bangladeshi, 11% egjiptianë dhe 11% indianë.

Rruga Press

YouTube player