Dita e katërt e zjarreve në fushën e mbetjeve në Vlorë
Në zonën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë vijon të ketë vatra aktive zjarri në sipërfaqe të mëdha. Ndonëse nuk ka përmasat e ditës së parë, zona është ende e përfshirë nga flakët. Tymi vazhdon të mbulojë zonën dhe mbetet shqetësues për banorët.
Zjarri vijon të jetë aktiv prej 4 ditësh. Me ndërhyrjen e forcave të ushtrisë dhe të një helikopteri nga ajri ditën e djeshme, situata është përmirësuar, por ka akoma vatra të riaktivizuara.
Rruga Press