Lajme

12 vjet nga aksioni ku mbeti i vrarë polici Enver Zymberi

Kanë kaluar 12 vjet që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ka ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Lexo më shumë  Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale

Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra polici Enver Zymberi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Rruga Press

YouTube player