Lajme

Sondazhi i UNDP-së: Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Qeverisë, Kuvendit dhe Drejtësinë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansoj sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik.

Para se të lansohet anketa e plotë, UNDP-ja ka bërë të ditur se të dhënat e anketës së opinionit të Pulsit Publik të prillit 2023 tregojnë një rritje të kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë në krahasim me anketën e mëparshme të kryer në nëntor 2022, transmeton Zeri.info.

Lexo më shumë  Kosova avancon drejt standardeve të BE-së në sigurinë ushqimore

Njëkohësisht, tri çështjet kryesore të raportuara gjatë kësaj ankete janë papunësia (32.7%), varfëria (20.1%), dhe inflacioni (11.6%).

“Anketat e opinionit për përmbledhjet e Pulsit Publik realizohen dy herë në vit dhe e pasqyrojnë opinionin e mbi 1,300 të anketuarve mbi 18 vjeç në Kosovë. Gjetjet e Përmbledhjes së Pulsit Publik #24 bazohen në të dhënat e mbledhura nga 4 deri më 25 prill 2023 në mbarë territorin e Kosovës, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave nga të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë”

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

“Projekti Pulsi Publik, i cili ka hyrë në vitin e 21-të të punës, financohet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player