Petkoviqit i refuzohet kërkesa për hyrje në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ia ka refuzuar kërkesën Petar Petkoviqit, për të hyrë në Republikën e Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për hyrje në Republikën e Kosovës”, ka thënë shkurt MPJD, teksa nuk ka dhënë arsyet e refuzimit.
Petkoviq, i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe, i ishte refuzuar hyrja në Kosovë edhe gjatë muajit prill të këtij viti.
Kërkesa e tij ishte që t’i kalonte Pashkët në Manastirin e Deçanit.
Rruga Press