Lajme

Naftëtarët e Gorrishtit në protestë, kërkojnë rishikimin e pagave

Naftëtarët e Gorrishtit janë ngritur në protestë për rishikimin e pagave të tyre. Ata thonë se protesta do të vijoj deri në marrjen e një vendimi.

Aktualisht pagat e tyre varjojnë nga 35 deri ne 50 mije lekë të rinjë. Edhe për  specialistë e vjetër, që kanë 40 vite pune në naftë, paga mbetet e njëjtë. Ndërkohë ata nuk paguhen për orët e punës natën, as për vështirësitë dhe nuk u sigurohet transporti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Kemi gati 1 vit që kerkojmë pagat, na kanë premtuar dhe ende asgjë”, thonë punonjësit.

Naftëtarët thonë se po u bëhen presione dhe po i heqin nga puna pa motivacion vetem pse dalin në protestë. Kujtojmë se nga puset e Gorrishtit prodhohet 120 tonë nafte në ditë.

Rruga Press

YouTube player