Bota

Polonia dërgon ushtrinë në lindje për shkak të Wagnerit dhe forcave speciale bjelloruse

Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit për shkak të kërcënimit të mundshëm që paraqet prania e mercenarëve rus, Wagner në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke cituar sekretarin e komitetit të sigurisë së vendit.


“Stërvitja ose stërvitjet e përbashkëta midis ushtrisë bjelloruse dhe grupit të Wagnerit janë padyshim një provokim”, deklaroi Zbigniew Hoffmann.

Kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, u shfaq në video të mërkurën duke mirëpritur mercenarët në Bjellorusi. Ai u thotë atyre se tani për tani nuk do të marrin pjesë në luftën e Ukrainës, por i urdhëron që të përgatiten për të shkuar në Afrikë, raporton reuters.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Dje, megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë deklaroi se mercenarët e Wagnerit filluan të stërvitnin me forcat speciale bjelloruse në një fushë trajnimi ushtarak disa kilometra larg kufirit me Poloninë anëtare të NATO-s.

“Komiteti analizoi kërcënimet e mundshme, si zhvendosja e njësive të Grupit Wagner. Prandaj, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, kryetari i Komitetit, Mariusz Blaszczak, vendosi të zhvendosë formacionet tona ushtarake nga perëndimi në lindje të Polonisë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Banorët pranë kufirit të Polonisë me Bjellorusinë thanë dje se mund të dëgjonin të shtëna armësh dhe helikopterësh pasi grupi i Wagner arriti për të trajnuar forcat speciale bjelloruse.

Në fillim të korrikut, Polonia njoftoi se do të dërgonte 500 policë për të forcuar sigurinë në kufirin me Bjellorusinë.

Rruga Press

YouTube player