Sot nis gjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte në Kosovë
Të enjten do të nisë gjykimi ndaj Milorad Gjokoviq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.
Në aktakuzën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, thuhet se ai dyshohet se në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra përreth këtij regjioni, ka aplikuar masa të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.
Në dokument përmenden edhe plaçkitje, djegie dhe shkatërrim të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullsisë civile.
Në aktakuzë janë përmendur edhe B.SH., G.SH., F.K dhe A.K., si të dëmtuar në këtë rast.
Rruga Press