Lajme

Kosova formalizon kërkesën për anëtarësim në OGP, Krasniqi: Arritje jashtëzakonisht e rëndësishme

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njofton se Kosova ka formalizuar kërkesën për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership – OGP.

Ministri Krasniqi thotë se sapo ka nënshkruar Letrën e Interesit, shkresë e cila formalizon kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Open Government Partnership – OGP.

Lexo më shumë  Mori pjesë në protestën në Tiranë, Kolegji Universitar i Biznesit e heq nga puna pedagogun: Mos u dekurajoni, mos u friksoni, luftoni se do të fitojmë

“Ne si qeveri kemi synuar qeverisjen e hapur dhe transparente andaj ky është një hap ku Republika e Kosovës i bashkangjitet vendeve më demokratike në botë sa i përket angazhimit të saj konsistent për qeverisje të hapur, llogaridhënëse, me integritet, inovacion, që rritë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe parandalon dhe lufton korrupsionin”, shkruan ministri Krasniqi.

Sipas tij, anëtarësimi në Open Government Partnership – OGP është një “arritje jashtëzakonisht e rëndësishme sepse po bëhet vetëm pas 10 vitesh pas përpjekjes së parë për anëtarësim në këtë organizatë”.

Lexo më shumë  Rreth 68 milionë euro të zotuara për Kosovën nga Zvicra, Kurti falënderon ambasadorin Sprecher

Rruga Press

YouTube player