Lajme

Kryeministri Kurti hap panelin për Ballkanin në Simpoziumin SYMI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, George Papandreou.

Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar.

Lexo më shumë  500 mijë euro për ekipin e Kosovës. Qeveria i ekzekuton të hënën

“Në pyetjet e ish- kryeministrit grek,  ai njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik.”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

Lexo më shumë  Kurti në Francë për takim me Macronin

Sipas njoftimit, ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Rruga Press

YouTube player