Bota

Inteligjenca ukrainase pas shpërthimeve: Ura e Krimesë është ndërtim i panevojshëm

Andrij Yusov, zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, refuzoi të komentojë mbi shpërthimet në urën e Krimesë këtë mëngjes.

“Mund të citoj vetëm drejtorin e shërbimit të inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov, i cili tha se ura e Krimesë është një ndërtim i panevojshëm”, shtoi Yusov.

Ura e Krimesë, një linjë kryesore e furnizimit për forcat ruse në Ukrainë, u dëmtua mëngjesin e sotëm në një situatë “të jashtëzakonshme” që vrau dy persona dhe plagosi një fëmijë, thanë zyrtarët rusë dhe mediat ukrainase raportuan shpërthime në urë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Trafiku u ndal në një urë që Rusia e ndërtoi për të lidhur territorin e saj me gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e mori në vitin 2014, thanë zyrtarët rusë.

Videoja e Reuters tregon urën pa trafik, kurse deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime mbi urë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump
YouTube player