Bizneset mbyllen për 24 orë në Lungomare! Pronarët vendosin qirinj përgjatë lokaleve, biznesmeni: Jemi BLACKOUT
Disa biznese në Vlorë do të mbyllen për 24 orë. Ky ishte vendimi që u mor nga një pjesë e tyre, pasi kërkojnë heqjen e masave anti covid.
Mësohet se përgjatë lokaleve në ‘Lungomare’ do të vendosen qirinj, në shenjë proteste.
“E mbrëmshmja ishte një protestë simbolike. Vendosëm Himin Kombëtar 15 minuta para orës 22:00 dhe ndodhi ngjarja e pakëndshme me policinë e shtetit. Kemi fjetur shumë pak dhe kemi vendosur që të gjithë bashkë në shenjë simbolike t’i mbajmë mbyllur të gjithë lokalet dhe të shpërndajmë mesazhet tona që Vlora nuk është qytet me orare mortor, por një qytet turistik, që ka bërë maksimumin për turizmin, ku biznesmenët sakrifikojnë në çdo aspekt dhe mundohen të mbajnë stafe të kualifikuara. Kemi vendosur 24 orë blackout, që ka filluar dhe në mbrëmje, kur të perëndojë dielli të gjithë bizneset do të nxjerrin nga një mesazh personal në një pankartë. Do qëndrojmë mbyllur deri mëngjesin e nesërm. Thirrjes i janë përgjigjur 100% të gjitha bizneset në Vlorë dhe kanë ngelur një pakicë me administrator Tirane, të mos përmendim emra. Janë diku tek 90 lokale të mbyllura në total,”– tha një prej pronarëve të subjekteve. /dosja.al/

