Lajme

Ramush Haradinaj ftohet si dëshmitar në rastin e 53-milionëshit

Rasti i njohur për publikun si 53-milionëshi solli edhe një herë tjetër në gjykatore ish-ministrin Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Ata po akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Violeta Namani dhe anëtarët Vesel Ismajli dhe Musa Konxheli kanë aprovuar sot propozimin nga ana e ekipit të mbrojtjes së Lekajt dhe të pandehurit Eset Berisha, që ish-kryeministri Ramush Haradinaj të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit lidhur më këtë çështje.

Një ditë më parë, ish-ministri i Financave në kohën e qeverisë Haradinaj, Bedri Hamza ka dëshmuar lidhur më këtë rast si dëshmitar.

Kujtojmë që në cilësi të dëshmitarit për këtë rast në prill të këtij viti ishte dëgjuar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

E lidhur me këto pretendime të prokurorisë katër të pandehurit në seancën fillestare të mbajtur me 4 majit të vitit 2022 nuk e kishin pranuar fajësinë.

Lexo më shumë  Zyba: Duam të shmangim zgjedhjet e reja, duhet marrëveshje për presidentin para formimit të qeverisë

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Me veprimet e tyre ata akuzohen se buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38,321,346 euro.

Sipas PSRK-së, ndonëse të pandehurit kanë qenë në njohuri që sipas aneks-kontratës kostoja shtesë në emër të shtyrjes së afatit të punimeve të jetë 14 milionë e 778 euro, me dashje kishin nënshkruar një marrëveshje të re pa kosto.

Aktakuza thotë se Lekaj kishte caktuar Eset Berishën që të marrë pjesë në negociata për arritjen e marrëveshjes me “Bechtel & Enka” ku ata pajtohen që në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, Ministria e Infrastrukturës t’i paguajë koston shtesë në vlerë prej 53 milionë e 100 mijë euro.

Lexo më shumë  Sërish zjarr në Krujë, digjet baza ushqimore për bagëtitë

Sipas Prokurorisë, historia nis në vitin 2017 kur Ministria që drejtohej nga Pal Lekaj nënshkroi një marrëveshje me kompaninë “Bechtel-Enka” për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit për 347 ditë të tjera duke mos përcaktuar koston financiare.

Kjo, sipas aktakuzës, i kishte hapur rrugë kompanisë që më datën 27 nëntor 2017 të paraqes një kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës për pagesë të shumës shtesë “Briefing Package” në vlerë prej 63 milionë euro në emër të “zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve”.

Kërkesa e njëjtë më pastaj ishte zbritur në 53 milionë e 100 mijë euro e cila edhe ishte ekzekutuar më 5 qershor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës.

Vendimin për ndarje e kishte nënshkruar në atë kohë Ramush Haradinaj sa ishte në krye të Qeverisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player