Lajme

VETËVENDOSJE! publikon video/ Pushtetet e kaluara kanë amnistuar kriminelët serbë

Lëvizja VETËVENDOSJka publikuar një video përmes të cilës ka kritikuar pushtetet e kaluara për “amnistimin e kriminelëve serbë”.

VV-ja ka thënë se para 10 vjetëve me procedura të shpejtuara në dy lexime brenda ditës, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kishin votuar projektligjin për amnisti “që i fali krimet e strukturave kriminale në Kosovë”.

Partia tash në pushtet kujton se atëherë kishte protestuar për këtë ligj duke qëndruar me ditë para ndërtesës së Kuvendit.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

“10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës. Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR! Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë”, thuhet në përshkrimin e videos së VV-së.

VV-ja ka shtuar se Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.

“Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend”, thuhet tutje në këtë video.

Rruga Press

YouTube player