Lajme

Vuçiç për Bruksel: Në një postim shprehet se “Nuk është e këndshme të shkosh kur e di që do bisedosh me shqiptarët”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt Brukselit, për takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç publikoi një fotografi në avion ku u shpreh se asnjëherë nuk është e këndshme të shkosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptar.

Ai gjithashtu u shpreh se dorëzimi përpara kërkesave të përfaqësuesve të Kosovës nuk është një opsion. Pra mesa duket, për Vuçiçin shqiptari i mirë dhe që duhet takuar është KM Rama, sepse është i vetmi që ja plotëson ëndërrat shekullore të Serbisë.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

Postimi i plotë:

Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ndalet kontrabandimi i medikamenteve, Dogana i gjen në gomat rezervë të veturës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *