Lajme

Policia e Kosovës arreston një rus në Leposaviq

Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën e djeshme në Leposaviq. I njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur rreth orës 13:52.

“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka  njoftuar Policia

Rruga Press

YouTube player