Lajme

Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të premten shefin e OSBE-së, Michael Davenport dhe zëvendësshefin e OSBE-së, Jeffrey Bieley, me të cilët ndër të tjera ka diskutuar për shtensionimin e mundshëm të situatës në veri.

Në takim, sipas njoftimit të Kryeministrisë, u bisedua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe zhvillimet në vend.

Lexo më shumë  Sveçla për pagat e policëve: Nga 392 euro, do të arrijë 759 euro

“Kryeministri e njoftoi z. Davenport për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri: Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, Slagjana Pantoviq, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, dhe Dragana Miletiq, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit. Në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kryeministri tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Murati: Buxheti per investime kapitale në vitin 2025 do të jetë 930 milionë euro

Davenport i shprehu mirënjohje Kryeministrit për progresin me Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, sipas njoftimit.

Rruga Press

YouTube player