Lajme

5 vite punë me detyrim në Shqipëri/ Studentët e mjekësisë protestë para Parlamentit

Qeveria miratoi vendimin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në atdhe pas përfundimit të studimeve, këta të fundit, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, që do të jetë e treta për nga radha.

Pr/ligji nuk ka dalë akoma në konsultim publik dhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë mesditën e 5 korrikut 2023, e disa orë më pas u dorëzua në Kuvend ku kërkohet të kalohet me procedurë të përshpejtuar.

Lexo më shumë  Mediat gjermane: NATO dyshon se Rusia do të lëshojë një satelit me armë bërthamore

Sipas pr/ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” studentëve aplikantë në mjekësi por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale.

Nga ana tjetër, studentët e cilësojnë këtë veprim nga ana e qeverisë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe.

Lexo më shumë  Pas 23 vitesh në euro, apartamentet në Shqipëri fillojnë të shiten në lekë, ngrihen indirekt çmimet

Ditën e sotme rreth orës 10:00 studentët do të nisin të grumbullohen në oborrin e fakultetit, pranë rektoratit dhe pas një fjale të mbajtur për mediat, ata pritet të marshojnë në grup, drejt Parlamentit në Shqipërisë për të kundërshtuar këtë vendim, ku sipas tyre është i padrejtë.

Rruga Press

YouTube player