Lajme

Dugolli reagon ndaj deklaratave të Muhaxherit për Kurtin: LDK-ja më shumë po i ngjan Listës Serbe

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar sërish pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.

Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë

E deputeti i VV-së, Enver Dugolli, teksa e ka quajtur këtë deklarim skandaloz, ka thënë se mos distancimi i LDK-së “na dëshmon fytyrën e vërtetë e tyre”.

Sipas tij, me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjan Listës Serbe.

“Elektorati i LDK-së duhet ta kuptoj se kush po i përfaqëson. Gazmend Muhaxheri e Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë LDK-në e Ibrahim Rugoves e Fehmi Aganit.

Me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjajnë Listës Serbe, e cila njëjtë po i kundërshton veprimet e Qeverisë dhe institucioneve të vendit për rend dhe ligj në veri”, ka shkruar Dugolli në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti thirrje liderëve politikë: Jemi kaq afër zgjidhjes për presidentin saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë

Rruga Press

YouTube player