Bota

Vendet baltike: Gjatë samitit të NATO-s do të flasim me një zë

Zëvendësministrat e Mbrojtjes të vendeve baltike, zhvilluan sot një takim në Bauska të Letonisë, kushtuar përgatitjes së samitit të NATO-s në Vilnius, javën e ardhshme.

“Gjatë samitit të NATO-s, vendet baltike do të flasin me një zë. Ne pajtohemi unanimisht për nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Aleancës”, thanë ata.

Lexo më shumë  Serbia i shet armë Izraelit që të mbajë anën e Perëndimit

“Në të njëjtën kohë, ne po luftojmë edhe për anëtarësimin e Suedisë në NATO, për një rrugë të qartë të anëtarësimit të Ukrainës në strukturat euroatlantike, për zbatimin e modelit rrotullues të mbrojtjes ajrore në rajonin tonë dhe për më shumë investime në mbrojtje”, sipas deklaratës.

Prej disa vitesh, vendet baltike kanë forcuar bashkëpunimin rajonal në sektorin e mbrojtjes si në kuadër të operacioneve të policisë ajrore të NATO-s, ashtu edhe në menaxhimin e marinës dhe stërvitjen e forcave të armatosura.

Lexo më shumë  Senatorja amerikane Warren refuzon të marrë pjesë në fjalimin e kryeministrit izraelit në Kongres

Rruga Press

YouTube player