4 drejtorë të komunitetit serbë i bashkohet kabinetit të Lulëzim Hetemit
Mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm i yni. Kështu ka deklaruar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Sipas tij, qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror.
“Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë.
Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi.
Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj”, ka shkruar ai.
Rruga Press