Lajme

Ia numëroi Rakiqit ushtarët e plagosur të KFOR-it, nënkoloneli Sheets dekorohet me Medalje Ushtarake nga presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në mesin e ushtarëve të cilëve u ka ndarë Medalje, ishte edhe komandanti i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë, nënkolonelin Jared B. Sheets.

Lexo më shumë  Brenda ishullit të Sazanit: Ish-baza ushtarake shqiptare e blerë nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner me 3,500 bunkerë dhe tunele

Sheets javë më parë ishte shfaqur në një video teksa ia numëronte kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq numrin e ushtarëve të plagosur të KFOR-it, nga ana e bandave kriminale të masakura në veri, në protestat e 29 majit.

Nënkoloneli Sheets gjatë dekorimit me Medalje Presidenciale Ushtarake, ka realizuar edhe një selfie me presidenten Vjosa Osmani.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player