Lajme

Osmani në Mal të Zi: Jam këtu t’i rikonfirmoj përpjekjet tona për paqe

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se është në këtë samit për të rikonfirmuar përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet.

Në këtë samit po marrin pjesë liderë dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.

Lexo më shumë  Osmani takoi ambasadorin turk, i kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt brenda institucioneve euroatlantike. Përgëzoj Malin e Zi dhe presidentin Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetmë të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, shkruajti Osmani.

Rruga Press

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor
YouTube player