Gazetari serb sūlmohēt nga një serb tjetër ndërkohë që fotografonte liqenin e Ujmanit
Një gazetar serb është sulmuar në fshatin Kopilovicë të Zubin Potokut.
Sipas Policisë, ai ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur.
“Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Rruga Press