Lajme

Reynolds: Kontributi i FSK-së për paqe, forcë dhe trajektoren e Kosovës

Guvernatorja e Iowës, Kim Reynolds, në konferencën për media, së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, vlerësoi lart përkushtimin në vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Iowës në fusha të ndryshme, jo vetëm në atë të sigurisë.

Guvernatorj Reynolds, duke shprehur ngushëllime për tragjedinë që ka ndodhur në Pejë nga vërshimet, ku, për pasojë humbën jetën nëna me të birin 5-vjeçar, shtoi se çmon angazhimet dhe bisedimet për mundësitë e shumta për ta thelluar e zhvilluar partneritetin 10-vjeçar

Lexo më shumë  Gërvalla viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike: Siguria kërkon profesionistë të përgatitur

“Popujt tanë janë gjithnjë e më afër. Marrëdhëniet tona speciale janë të ndërtuar mbi një themel të fortë në partneritet të sigurisë ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowës dhe të FSK-së, që vazhdon të lulëzojë edhe tani”, deklaroi Reynolds.

Tutje, ajo, duke kujtuar angazhimit të FSK-së për paqe në Kuvajt, theksoi se tani Kosova po kontribuon për paqen në botë, që siç u shpreh ajo, “kjo tregon forcën dhe trajektoren e Kosovës”.

Reynolds përmendi bashkëpunimin e Kosovës me Iowën në fusha të ndryshme, qoftë në arsim, ekonomi, kulturë, etj., teksa vuri në dukje projektin “Gratë në Energji”, një mundësi që edhe gratë të mundë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit edhe në këtë sektor.

Lexo më shumë  Marta Kos krijon tensione në Bruksel, burime për Politiko: Rama kërcënoi zyrtarët e lartë, e duan jashtë

Më tej, guvernatorja Reynolds tha se jemi të përkushtuar në zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në fushat e tjera.

Rruga Press

YouTube player