KryesoreLajme

Haxhiu: Ndërkombëtarët ta pranojnë që kidnapimi i policëve s’kishte të bënte me drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se lirimi i tre policëve të kidnapuar nga Serbia është lajm i mirë, që dëshmon vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi, “me qëllim destabilizimin në veri të vendit”.

Ajo shkroi në Facebook se kidnapimi i policëve s’kishtë të bënte me drejtësi, e këtë duhet ta pranojnë edhe miqtë ndërkombëtarë.

Lexo më shumë  Kurti takon homologun e tij nga Vanuatu

“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit. Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë. Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë”, shkroi ministrja Haxhiu.

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

Rruga Press

YouTube player