Po të kishin rregjistruar mjekët klinikat e tyre private jashtë Kosovës si do të reagonin mediat tona “të pavarura”?
Nga Jusuf Ulaj
Disa pyetje logjike që i bënë çdo njeri normal në Kosovë kur është në pyetje media dhe “fjala e lirë”
1. Pse u dashka një media të rregjistrohet jashtë shtetit në të cilin vepron dhe larg publikut qe informon?
2. Pse bash në Serbi e pastaj të bartet në Maqedoni?
3. Pse në emër të personave dhe jo të kompanisë që është pronare reale?
4. Pse Peć – Serbia e jo Pejë – Kosovë?
5. Çfarë hallit kanë pronarët e kompanive (mediave) që anashkalojnë vendin e vet?
6. Çka po mshefet dhe kujt po i ikin?
7. Kujt i shërbejnë dhe kush i financon – rrjedha e parasë, hyrjet, daljet, sponzoret …
8. Pse shumica e mediave në Kosovë janë bashkë dhe asnjëri nuk i parashtron as diskuton këto çeshtje?
9. Pse nuk ka debate të “analistëve” për dhe kundër këtyre manipulimeve?
10. A ka ndonjë media në Serbi apo shtete tjera te rajonit që është e rregjistruar në Kosovë apo ndonjë vend tjetër?
11. Pse nuk ka asnjë reagim nga opozita apo ndonjë pyetje parlamentare për këtë çeshtje? A është mardhënje kontraktuale me oligarkë apo edhe këto “lëshime teknike” po shfrytëzohen për akuza kundër qeverisë?
12. Liria e shprehjes a vlen edhe për ne qytetarët apo vetëm për mediat – se ku me dijtë si do të interpretohet kjo qe unë shkruaj tani?
13. Po të kishin rregjistruar mjekët klinikat e tyre private jashtë Kosovës si do të reagonin mediat tona “të pavarura”?
Ka edhe shumë PSE-he tjera me të cilat duhet të merren institucionet kompetente qe t’i sqarohet saktësisht publikut e vërteta.
Rruga Press