Lajme

Xhaferri: KM i Shqipërisë vetëm e vetëm për të marrë vëmendje, kalon në bipolaritete qëndrimesh dhe deklaratash ndaj Serbisë dhe Kosovës!

Nga Besart Xhaferri

KM i Shqipërisë vetëm e vetëm për të marrë vëmendje, kalon në bipolaritete qëndrimesh dhe deklaratash ndaj Serbisë dhe Kosovës!

Zotëri, e vetmja gjë që duhet të kishe bërë dhe të bësh është t’i japësh mbështetje maksimale Republikës së Kosovës! As këshillë e as kërcënim!

Janë të pavarur, kanë demokraci funksionale, ndryshe nga paçavurrja e narkokracisë, oligarkisë ekonomike-politike, drejtësisë së kapur dhe autokracisë që ke ndërtuar në vendin tonë!

Lexo më shumë  “Ligje me porosi për Kayon”/ Tabaku: Për kompanitë pranë oborrit qeveritar përjashtime fiskale, asnjë zgjidhje për fermerët

Sa për vëllaun tënd Aleksandrin, duhet të kuptosh që me genocid thirrësit nuk duhet kurrë të lozësh lojëra dashurie dhe vëllazërie!

Na mjaftojnë për vëllezër 4 milion Shqiptarët që kemi rreth e qarkë kufirit, për t’i patur partnerët kryesor në tregti, turizëm dhe investime! Në të mirë dhe në të keq!

Tani mbyll gojën dhe vendosi embargo Serbisë deri sa t’i thërrasi mendjes që Jugosllavia ka vdekur me kohë si nocion dhe realitet!

Lexo më shumë  Dita Ndërkombëtare të Rinisë, Kurti: Të rinjtë duhet të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjes

Rruga Press

YouTube player