Lajme

Vazhdojnë arrestimet në veri, kësaj radhe një serb i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it

Policia ka arrestuar serbin e njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” si të dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të anëtarëve të KFOR-it.

Serbi me inicialet N.O. është arrestuar mëngjesin e së premtes në Mitrovicën e Veriut.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 qershor 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player