Lajme

Murati: Inflacioni në Kosovë në rënie të theksuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati në interpelancën ku është thirrur të raportojë, ka thënë se niveli i inflacionit në Kosovë ka shënuar ulje të konsiderueshme.

Murati tha se sipas shifrave të ASK-së, niveli i inflacionit në muajin Maj ka qenë 5.5 për qind.

Ai foli edhe për rënie të çmimit të naftës e disa produkteve esenciale.

“U tha që rënia më e ulët në histori, por për vitin e kaluar rritja ekonomike është 3.5 për qind në shifra reale. Sa i përket investimeve kapitale normalisht që paguhen të gjitha faturat për projektet që janë kryer, por për ato që nuk janë kryer nuk kemi mundur të paguajmë fatura. Është e pavërtetë të thuhet se ka pasur 500 milionë euro më pak. Buxheti si tërësi ka 500 milionë euro më tepër për çdo vit. Ne kemi pasur një periudhë të vështirë sikur të gjitha shtetet tjera, por kemi ndërmarrë masa, po ashtu edhe brenda përbrenda për shkak të lakmisë së madhe të disa tregtarëve që të rrisin marzhat e fitimit për kompanitë e tyre. Ne si qeveri kemi sjellë në Kuvend ligjin për çmimin tavan, por tani mbahet i bllokuar sepse opozita e dërgoi në Kushtetuese. Niveli i inflacionit është 5.5 për qind për muajin Maj, kemi rënie të theksuar në krahasim me vitin e kaluar kur ka arritur në 14 për qind në muajin korrik, çmimi i naftës po ashtu ka rënë, i vajit e të tjera, pra i kemi në çmimet e nivelit para inflacionit. Sa i përket çmimit të rrymës, janë mbi 200 mijë familje që janë subvencionuar. Askund tjetër nuk ka ndodhur kjo”, u shpreh Murati ndër të tjera në Kuvend.

Lexo më shumë  Kurti njofton se kanë hapur tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm

Rruga Press

YouTube player