Lajme

Luiza Gega shkëlqen në Krakovë

Luiza Gega e nis me një rezultat pozitiv olimpiadën europiane të atletikës pasi është renditur në vendin e parë të baterisë së 5000 metrave divizioni i tretë.

Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli.

Ndërkohë, në trehapësh Muhamet Cangeli arriti të renditej në vendin e 5 mes 14 garuesve në divizionin e tretë të vlefshëm për garat ekipore.

Lexo më shumë  Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”

Një tjetër shqiptar që mori pjesë në garat ekipiore ishte edhe Eraldo Qarama që u rendit i dyti ne baterinë B me kohën 1:54:19. Po në divizionin e tretë të garës së 400 metrave, Franko Burraj nuk kishte rivalë duke e mbyllur garën me kohën 46:30.

Bledar Mesi në 3000 metra me pengesa u rendit në vendin e nëntë duke rezultuar atleti me rezultatet më të dobëta në përbërje të ekipit shqiptar gjatë ditës së sotme në olikpiadën europiane që po zhviillohet në Krakovë të Polonisë.

Lexo më shumë  'Bashkia e Tiranës i mban paratë', Gazetarja: Qeverisje që dështon në investime dhe transparencë

Rruga Press

YouTube player