“A po krijon BE-ja një Ukrainë tjetër në Kosovë?”, Lajcaku shfaqet nervoz në Forumin e Dialogut të Prespës
I dërguari i posaçëm për dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajçak në Forumin e Prespës për Dialog që po zhvillohet në Strugë, u pyet nga gazetari i Klan Maqedonisë, Furkan Saliu në lidhje me rrëmbimin e tre policëve në Kosovë dhe për trajtimin që BE-ja po ja bën Kosovës dhe situatës në veri të Kosovës.
Gazetari: Në kohëra kur secili po lufton agresionin rus, ju doni të krijoni një Ukrainë tjetër në mes të Evropës sepse deklarata e parë e BE-së pas rrëmbimit të tre policëve në Kosovë ishte se ishin arrestuar. Si ka mundësi që tre policë të arrestohen nga një shtet tjetër?
Lajçak: Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam t’i precizojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës.
Dhe përse ne po bëjmë thirrje për deeskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim!
Gazetari: A keni kërkuar informacione nga KFOR-i?
Lajçak: Jemi duke pritur./KlanMacedonia
Rruga Press