Zakharova përdor terrenin e shtruar nga Escobari e Hilli, këshillon Vuçiqin: Është e kotë të negociosh me Kurtin
Pasi nisi luftën e agresionit ndaj Ukrainës, Rusia, me anë të levës së saj në Ballkan, Serbisë, nxit dhe mbështet herë pas herë destabilizimet e kësaj të fundit.
Kësaj radhe ishte zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova e cila shfrytezoi momentumin pro-Vuçiq të krijuar nga deklaratat e Escobarit, Hillit dhe Lajçakut për të sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Duhen hapa urgjent dhe vendimtar për ta kthyer Prishtinën në një dialog normal me Beogradin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Koha nuk është në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ajo.
Ironik është fakti që Zakharova thërret për paqe e stabilitet në rajon, ndërkohë që Rusia ka hapur luftë në zemër të Evropës dhe presidenti i saj, Putini ka urdhërarrest nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Rruga Press