KryesoreLajme

Tensionet në Kosovë/ “Nesër protestë te kryeministria, shqiptarët e Dardanisë nuk janë vetëm”

Prej ditësh në veri të Kosovës, situata është tejet e tensionuar. Kujtojmë se me 29 maj, të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Gjithashtu ditën e djeshme, forcat speciale serbe kanë rrëmbyer 3 ushtarë të Kosovës. Lidhur me ngjarjet e krijuara së fundmi në Kosovë, në rrjetet sociale është paralajmëruar protesta e parë. Në një thirrje publike, bëhet e ditur se nesër, ora 19:00 do të ketë një protestë përpara kryeministrisë, për të dëshmuar se shqiptarët e Dardanisë nuk janë vetëm.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Thirrja për protestë:

Nesër është protesta e parë! Të bëhemi sa më shumë. Shqiptarët e Dardanisë nuk janë vetëm!

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *