Bota

Shqetësoi gjithë botën me to! Juncker zgjidh enigmën e dridhjeve misterioze të Angela Merkel

Në një dokumentar të RTL “Angela Merkel: Kursi, të fshehtat dhe e ardhmja”, Juncker tregon tregon lidhur me të dridhurat që herë pas herë kanë pushtuar trupin e Merkel.

Ish-Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur për kolegen e tij, kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në një dokumentar të RTL “Angela Merkel: Kursi, të fshehtat dhe e ardhmja”, Juncker tregon tregon lidhur me të dridhurat që herë pas herë kanë pushtuar trupin e Merkel.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

“Kam frikë tani se kjo do të ndodhë përsëri dhe përsëri. Ishte shumë e turpshme për të që të ulej dhe të priste vizitorë nga vendet e huaja. Megjithatë, arsyeja kryesore nuk ishte psikologjike ose mendore, por më tepër një punë e fshehtë. Kjo grua ka punuar 17 dhe 18 orë në ditë , madje as burrat më me përvojë nuk mund ta durojnë atë,“-zbuloi ai. 

Çfarë do të kujtojë Juncker nga kancelarja Merkel? Ai u shpreh për dokumentarin: Ndonjëherë më ngushëllonte kur isha në prag të dëshpërimit. Më thoshte: Jean Claude, forca qëndron te qetësia.

Vitet e fundit, Merkel ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj, pasi shpesh i ndodhte që gjatë takimeve zytare të kishte të dridhura në trup, por që kurrë nuk u adresuan si ndonjë problem të rëndë shëndetësor. 

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Marrë nga Protothema

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *