Me vonesë, Begaj dënon kidnapimin e policëve, kërkon lirimin e tyre nga Serbia
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka dënuar kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës dje nga Serbia në veri, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e tyre.
Begaj ka konsideruar se kidnapimi i tre policëve në territorin e Kosovës është akt i rëndë për destabilizimin e Kosovës dhe mbarë rajonit.
“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve të Serbisë për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu, iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, thuhet në reagimin e Begajt në Facebook.
Presidenti i Shqipërisë ka bërë edhe një “thirrje vëllazërore për Kosovës që të mos bien pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës”.
“Koordinimi me SHBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, ka shkruar Begaj.
Rruga Press