Mblidhet Këshilli i Sigurisë
Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur sot (e enjte) pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe.
Mbledhjet e Këshillit zakonisht janë të mbyllura për mediat dhe publikun, ndërkohë që pas mbledhjes në orën 08:30 kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë për media.
Policia e Kosovës ka deklaruar se forcat serbe kryen një kidnapim klasik ndaj pjesëtarëve të Policisë, në Leposaviq, në një zonë ku kryhet kontrabandë nga ana e Serbisë.
Mbledhjet e Këshillit zhvillohen nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Detyrë e këtij Këshilli është rekomandimi i politikave dhe i strategjive për sigurinë.
Rruga Press