Lajme

Basha: Qeveria e Kosovës është duke mendu shumë masa ndaj Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha duke komentuar arrestimin e sotëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e shtetit serb, tha se Serbia duhet ta paguajë dëmin për këtë veprim.

Ai tha se Qeveria e Kosovës tashmë është duke i menduar masat që do të merren ndaj shtetit serb.

“Është agresion për shkak se ka hyrë në territorin tonë. Dhe e dyta mendoj se masat Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i mendu, shumë masa për me marrë ndaj shtetit të Serbisë”, tha ai.

Lexo më shumë  Punësimi në rënie, bujqësia dhe industria në Shqipëri humbin mijëra vende pune në 3-mujorin e dytë

Madje sipas Bashës edhe Bashkësia Ndërkombëtare do të duhej të fillonte të mendonte për masat ndëshkuese ndaj shtetit të Serbisë.

“Mirëpo unë mendoj që tash duhet ti vie radha edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, që është me të ardhë keq për shkak se unë po besoj që meqenëse tash edhe KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në atë pjesë të  vendit, atëherë njëfarë përgjegjësie bie edhe mbi KFOR-in. Mirëpo nuk don mendje nëse Bashkësia Ndërkomëbtare duhet me dalë me dënu aktin e dhunshëm dhe agresionin ndaj shtetit të Kosovës të cilin e njohin, për më tepër me i mendu sanksiont ndaj shtetit të Serbisë “, tha ai.

Lexo më shumë  Studiuesi i Anthropic paralajmëron: Mbi 10% mundësi që AI të ‘zhdukë njerëzimin’ brenda një dekade

Ndryshe në pikën kufitare në Merdarë janë ndaluar të gjithë kamionët të cilët posedojnë mallra serbe për të hyrë në territorin e Kosovës.

Gazetari, Arton Rama, i cili aktualisht gjendet në këtë pikë kufitare, po ashtu bëri të ditur se deri më tani janë ndaluar mbi 20 kamionë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *