Lajme

Sveçla: Kjo është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llune

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se policët e kidnapuar nga Serbia nuk dihet ku po mbahen dhe janë nën arrestin e institucioneve serbe. Ai vizitoi lokacionin ku policët u rrëmbyen të mërkurën në Leposaviq, teksa tha se janë duke u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtarë që “ajo të jetë e qartë për këtë veprim kriminal”.

Sipas ministrit Sveçla, Serbia duhet t’i kthejë sa më shpejt zyrtarët policorë, së bashku me pajisjet e tyre private dhe zyrtare.

“Për ne, por edhe për botën demokratike, jo vetëm që është e papranueshme, por edhe incident i rëndë. Në kësi lloj aktivitetesh të parapërgatitura, ai që sulmon në befasi ka përparësi. Kjo është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llune. Tash çka po ndodh është Serbia kriminale, duke vepruar njëjtë, përmes sjelljeve kriminale, duke u munduar të minojë rrugën tonë drejt shtetndërtimit e shtrirjes së sovranitetit. S’do t’ia dalë, e as të na zmbraps, e as të na ndalë. Ne jemi në të drejtën tonë dhe do të vazhdojmë të veprojmë sipas ligjit”, deklaroi ministri.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Sveçla ka thënë se me qëllim të parandalimit të kontrabandës qysh më herët është bllokuar rruga në të cilën janë rrëmbyer policët. Ai ka shtuar se janë bërë gropa të cilat janë dëshmi që policët nuk kanë qenë në territorin e Serbisë siç ajo pretendon. Ka shtuar se “të gjithë ata që e shkelin ligjin do të sillen para drejtësisë”.

Sveçla shtoi se Serbia po rrezikon jetën e zyrtarëve të Kosovës dhe të qytetarëve. Ai shtoi se ka informacione për arrestime të qytetarëve kosovarë në pikën kufitare në Merdare.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Masa e ndaljes së futjes të mallrave serbe në Kosovë, sipas ministrit, do të vazhdojë deri në një vlerësim tjetër të sigurisë.

“…Ne nuk e dimë ku janë, lokacionet ku po mbahen, janë nën arrestim, në duar të institucioneve të Serbisë. Reagimi ynë është i qartë, jemi duke u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare që ajo të jetë e qartë për këtë hap kriminal të Serbisë. Po ashtu, të shfrytëzohet influenca që zyrtarët e kanë kryer detyrën e tyre në shtetin e tyre, të kthehen sa më parë bashkë me pajisjet e gjërat, qoftë të Kosovës, qoftë të tyre personale dhe në të njëjtën kohë, do të vazhdojmë me shtrirjen e rendit dhe të ligjit. Me forcim të institucioneve të sigurisë”, tha ai.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *