Bislimi akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjeve, kurse BE-në për “mbyllje të syve”
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka akuzuar Serbinë për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve me Kosovën.
Po ashtu, kritika pati edhe për Bashkimin Evropian, që sipas tij, po i mbyllin sytë karshi shkeljeve të Serbisë.
“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet, është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi.
Ky reagim i tij vjen pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga Policia serbe, brenda territorit të Kosovës, në zonën kufitare me Serbinë.
Rruga Press